Site icon Telegrafi

“Shëndeti në rend të parë” – Podcasti më i ri nga Telegrafi.com

Telegrafi.com prezanton projektin e ri – Podcastin “Shëndeti në rend të parë”, ku do të trajtohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me shëndetin.

Podcast “Shëndeti në rend të parë”, me autore Besnike Salihu ka për qëllim informimin e drejtë të qytetarëve dhe do të sjellë ekspertë të fushës, histori frymëzuese dhe këshilla praktike për lexuesit dhe shikuesit.

Në çdo episod, audienca do të ketë mundësinë të mësojë nga përvojat e profesionistëve të mjekësisë dhe të përfitojë këshilla të dobishme për një jetë më të shëndetshme.

Qëllimi është të rritet ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e kujdesit për shëndetin në përditshmëri.

Podcast-i mbështetet nga IPKO. Për më shumë, ndiqni këtë podcast të ri që do të fillojë së shpejti të transmetohet dhe vendoseni shëndetin tuaj prioritet. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version