Telegrafi

Shëndeti mendor e kalldrëmet në Prishtinë – ngjarjet kryesore në kryeqytet përmes fotografive

Javën që po lëmë pas ishte më e qetë për nga zhvillimet, megjithatë fotoreporteri i Telegrafit ka kapur disa momente të cilat janë shënuar javën në kryeqytet.  

Në fillim të javës në sheshet e kryeqytetit u mbajt një marsh për ndërgjegjësimin e shëndetit mendor.

Në marsh morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët mbanin me vete edhe disa pankarta me mesazhe vetëdijësuese për shëndetin mendor.

“Nuk ka shëndet, pa shëndetin mendor”, “Kush paguan terapi?”, “Marshi i mendjes, bashkë për shëndetin mendor”, thuhej në disa pankarta.

Këto ditë në Kosovë po qëndron edhe zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i cili gjatë vizitës së tij ka takuar liderët kosovarë.

Fotoreporteri i Telegrafi, Ridvan Slivova ka kapur një moment kur Wieland është parë në shesh.

Duke se tashmë disa rrugë në Prishtinë po shtrohet me kalldrëm. Komuna e Prishtinës këto ditë ka përfunduar punimet në rrugën “2 korriku”, e cila është shtruar me kalldrëm, ndërkaq në këtë rrugë është ndaluar qarkullimi i automjeteve.

Me kalldrëm po shtrohet edhe rruga “Taip Krasniqi” në kryeqytet. /Telegrafi/