Site icon Telegrafi

Shëndeti mbi të gjitha: Pas problemeve me ngrënien, tregon me krenari se si ka shtuar peshë (Foto)

Alyssa Grace nga Çikago e Shteteve të Bashkuara, e ka postuar një fotografi ku tregon se ka shtuar peshë dhe se më nuk i bien pantallonat e shkurtër e as brekët.

Për dallim nga rastet e shpeshta, kur në imazhet dikur dhe sot dëshirohet të tregohet për kilet e humbura, ajo me shumë krenari e shfaq të kundërtën, transmeton Telegrafi.

Tregon që ka shtuar peshë…

“Ti çrregullim në ngrënie, nuk je më pjesë e jetës sime edhe pse për pak sa nuk më shkatërrove jetën”, ka shkruar Grace lidhur me rastin. “Tashmë jam pa ty dhe pantallonat nuk po mund t’i mbyll, më kurrë mos u kthe dhe mos i shko askujt.”

Me t’ju kthyer ngrënies së rregullt dhe shërimit nga gjendja e rëndë, ajo po inkurajon të tjerat që ta duan trupin ashtu siç e kanë dhe të mos fshehin peshën e tepërt. /Telegrafi/

Exit mobile version