Musa Selimi, dekan në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës ka alarmuar sot lidhur me gjendjen fizike të fëmijëve në Kosovë.
Ai në një paraqitje para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport tha se shqetësimet lidhur me gjendje shëndetësore fizike të fëmijë kanë bërë që të kërkojnë takim me anëtarët e Komisionit.
“Ne jemi duke implementuar disa projekte të rëndësishme rreth edukimit fizik dhe përgatitjeve fizike të fëmijëve dhe në parametra që kemi matur deri sot kemi ardhur ne përfundim që me vendet e rajonit jemi shumë larg dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm sa është i rëndësishme edukata fizike, fondi i orëve të edukatës fizike… etj.
Në hulumtimin e fundit si fakultet që kemi bërë del që 40 për qind e perfomancës në aktivitete fizike, fëmijët tanë janë më pak të zhvilluar se të tjerët në rajon…”, tha ai, gjersa shtoi se kanë marr mostra nga Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Selimi vlerësoi se situata është kritike dhe se sipas Organizatës Botërore për Shëndetësi çdo fëmijë duhet t’i ketë 60 minuta aktivitet fizik në ditë, ndërsa në Kosovë me plan-program janë vetëm dy në orë në javë.
Ai theksoi se nëse nuk merren masa atëherë çështja e shëndetit fizik të fëmijëve do të jetë problem. /Telegrafi/