Site icon Telegrafi

“Shëndeti është në rrezik të madh”: Nxehtësia ekstreme mund të vrasë pesë herë më shumë njerëz deri në vitin 2050

Një ekip ekspertësh ndërkombëtar paralajmëroi se më shumë njerëz ka të ngjarë të vdesin në dekadat e ardhshme për shkak të nxehtësisë duke shtuar se “shëndeti i njerëzimit është në rrezik të madh”.

Drejtoresha ekzekutive e Lancet Countdown, duke treguar se tani po vdesin më shumë njerëz nga nxehtësia seç kanë vdekur në vitet e kaluara, paralajmëroi botën se kjo mund të jetë simptomë e hershme e një të ardhmeje të rrezikshme, përcjell Telegrafi.

Siç raportojnë mediat, nëse bota ngrohet me vetëm dy gradë më shumë deri në fund të shekullit, vdekjet do të rriten shumë.

Kjo për faktin se njerëzit do të përjetojnë pasiguri ushqimore dhe do të përhapen sëmundje infektive, gjë që rezulton në një sistem shëndetësor me gjendje jo të mirë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u deklarua se njerëzimi po shkon drejt një të ardhmeje të patolerueshme dhe se po përballemi me një katastrofë njerëzore që do marrë jetën e miliarda njerëzve.

Theksojmë se OKB-ja gjithashtu paralajmëroi se emetimi i karbonit do të ulet por jo aq sa duhet për të kufizuar ngrohjen e tokës. /Telegrafi/

Exit mobile version