Telegrafi

Shëndetësia reagoi ndaj rastit të Muharem Demirovit, i pastrehuar dhe i sëmurë

Rasti i të pastrehurit, Muharem Demirov, ka marrë zgjidhje përfundimtare. Këtë lajm e jep vetë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tashmë gjendet në Klinikën për kirurgji torakale-vaskulare ku do t’i jepet ndihma e duhur, e më pastaj do të vendoset në njërën nga shtëpitë. Taravari bëri të ditur se pacientit do t’i jepet ndihma e plotë mjekësore, e më pastaj në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politika Sociale, do t’i gjendet një strehim në njërën nga shtëpitë e kujdesit nëpër Maqedoni.

Përndryshe, rasti në fjalë u bë publik nga medat vendore./Telegrafi/