Site icon Telegrafi

Shëndetësia në Ferizaj prej katër vitesh përballet me mungesë të stafit mjekësor, niveli qendror kishte heshtur

Sektori i shëndetësisë prej katër vitesh po përballen me mungesë të mjekëve, infermierëve, stomatologëve dhe punonjës të tjerë shëndetësor. Për rritjen e stafit mjekësor, komuna disa herë kishte bërë kërkesa zyrtare te niveli qendror, por deri më tash nuk janë shqyrtuar ato.

Po ashtu sipas drejtuesve të shëndetësisë në këtë komunë, disa herë i kanë dërguar shkresa edhe deputetëve të Kosovës të gjitha partive politike që ishin të zgjedhur nga votat e qytetarëve të Ferizajt, por asnjëherë nuk ishte debatuar çështja e mungesës së stafit.

Kemajl Emini, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se shëndetësisë ferizajase i duhen së paku edh 100 punonjës shëndetësor, përfshirë, mjek, infermier dhe staf ndihmës.

“Kemi bërë kërkesa me nga 8 faqe te niveli qendror dhe te m ministria e Shëndetësisë sepse kemi nevojë për rritje të stadit deri në 100 punonjës si mjek, stomatolog, infermier e të tjerë, por nuk kemi marrë mbështetje asnjëherë tash e katër vjet. Duke marrë parasysh qytetin e Gjilanit apo të Mitrovices dhe qytete të tjera që kanë me nga 100 punonjës më shumë se Ferizaj, por që kanë më pakë numër të banorëve, atëherë kjo nuk është në rregull. Tash pasi që ministria ka vendosur që qytetarët ta kenë mjekun familjar me orarë prej orës 8:00 deri në 16:00 atëherë kjo do të ndikon në shuarjen apo mbylljen e disa AMF-ve në Ferizaj”, ka deklaruar Emini.

Ai ka bërë thirrje që sa më shpejtë të bëhet një zgjidhje nga niveli qendror për rritjen e stafit mjekësor sepse komuna e Ferizajt nuk pati arritur ta vazhdon një kontratë me “Caritas Kosova” për rritjen e shërbimeve shëndetësore, shkaku i borxheve nga kontrata kolektive që ua ka marrë mbi 12 milion euro kësaj komune.

Telegrafi u ka dërguar pyetje Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me këtë çështje, por deri në momentin e raportimit nuk kemi marrë përgjigje./Telegrafi/

 

Exit mobile version