Site icon Telegrafi

Shën Nikollë, arrestohet pasi rrahu dhe kafshoi policin

J.A (45) nga Probishtipi mbrëmë është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, pasi në orën 20:30 në një rrugë në Shën Nikollë sulmoi fizikisht një zyrtarë policorë, ndërsa paraprakisht kishte sulmuar dy persona tjerë.

“Dy zyrtarë policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas denoncimit për sulm fizik të J.A, mbi personat Z.M dhe M.M nga Shën Nikolla. Kur kanë arritur policët në vendin e ngjarjes, e kanë urdhëruar J.A të largohet nga oborri i Z.M, ai nuk i ka dëgjuar dhe ka filluar t’i kërcënojë policët. Më pas J.A ka filluar ta sulmojë njërin policë, duke e grushtuar dhe kafshuar dy herë në dorën e djathtë”, thonë nga policia, njoton Telegrafi Maqedoni.

Polici i lënduar ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa për këtë rast është njoftuar edhe prokurori publik./Telegrafi/

Exit mobile version