Telegrafi

Rruga e tregut në Fushë Kosovë, shëmtohet nga mbeturinat (Foto)

Pazari në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, i quajtur si ‘Tregu i Veturave’, është ndër më të mëdhenjtë në atë pjesë.

Qytetarët të dielave e frekuentojnë për të blerë ushqime e gjëra të tjera..

Por, pas pazareve (blerjeve), tregu mbetet për të ardhur keq.

Qytetarët e papërgjegjshëm, përkundër që e shfrytëzojnë çdo ditë, ata hedhin mbeturat duke e shëmtuar tregun.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar disa fotografi ku shihet rruga e mbushur me mbetjet e pazarit, si dhe mbetje të kafshëve…