Pazari në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, i quajtur si ‘Tregu i Veturave’, është ndër më të mëdhenjtë në atë pjesë.
Qytetarët të dielave e frekuentojnë për të blerë ushqime e gjëra të tjera..
Por, pas pazareve (blerjeve), tregu mbetet për të ardhur keq.
Qytetarët e papërgjegjshëm, përkundër që e shfrytëzojnë çdo ditë, ata hedhin mbeturat duke e shëmtuar tregun.
Një lexues i Telegrafit, ka dërguar disa fotografi ku shihet rruga e mbushur me mbetjet e pazarit, si dhe mbetje të kafshëve…