Telegrafi

Shemsedin Dreshaj shpreh mirënjohje ndaj Daut Haradinajt, ia liroi vendin e deputetit

Shemsedin Dreshaj ka falenderuar Daut Haradinajn që ia liroi vendin e deputetit në Kuvendit të Kosovës.

“Të nderuar qytetarë, u jam mirënjohës për mesazhet e pafundme të urimeve. Mirënjohje për mikun tim, Daut Haradinaj dhe gatishmërinë e tij që Aleancës dhe votuesve të saj të ju gjendet gjithmonë kur e kërkon koha, si në Parlament e edhe nga afër”.

Dreshaj ka thënë se është nder të bëhet pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së.

“Nderi i posaçëm që të jem pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së, është obligim për mua që gjithë përvojën dhe dijen time ta kthej në shërbim për qytetarët”.

“Mirënjohës për besimin e dhënë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar më tej Dreshaj./Telegrafi/