Telegrafi

Shembullin e Prishtinës do ta sjellim në Therandë

Sot, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës, Arben Vitia, dhe kandidatët për Kuvend Komunal vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Therandë ku nga afër folëm për ndryshimet rrënjësore që ka bërë z.Vitia në Prishtinë dhe mundësinë që një praktikë e tillë të sillet edhe në komunën tonë.

Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të funksionalizohen të gjitha QMF-të nëpër fshatra me ç’rast banorët nuk do të kenë nevojë që për shërbime elementare të vijnë në qytet.

Në kuadër të shëndetësisë poashtu do të bëhen vizita të rregullta sistematike mjekësore e stomatologjike në të gjitha shkollat për klasat 1 dhe 5 dhe, do të kryhet procesi i dezinsektimi në të gjithë territorin e Komunës me kalendar të rregullt.