Telegrafi

Shembulli i rrallë i trimërisë në Siri (Video)

Gruaja ecte rrugës me djalin, kur sulmuesit e qëllojnë dhe e plagosin. Kryengritësi i ri ka vërejtur gruan e plagosur dhe vendosi të shkoj tek ajo e ta shpinte në vend të sigurt.

Për CNN ai ka thënë se kishte një ndjenjë se ajo ishte gjallë, ndaj donte ta ndihmonte e ta dërgonte në spital.

"I thash vetes, nëse vdes, është vullneti i Zotit të vdes me këtë grua”, tha i riu.

Pasi 17-vjeçari Abdullah u zvarrit drejt saj, shpërthyen të shtënat. Ai e lidhi një litar për gruan e plagosur dhe e dërgoi në vend të sigurt, por nuk ia doli ta shpëtonte. Ajo vdiq pas arriti ndihma e shpejtë. 

CNN e ka publikuar xhirimin, të cilin mund ta shihni edhe këtu. /Telegrafi/