Site icon Telegrafi

Shembulli i humanizmit: Polici adopton fëmijën që e shpëtoi nga prindërit torturues dhe motrën që i lindi në burg (Foto)

Jody Thompson nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara, e ka adoptuar vogëlushin John, i cili ishte torturuar brutalisht nga prindërit e tij biologjikë.

Kur e ka parë polici për herë të parë, tetëvjeçari ishte i mbuluar nga gërvishtjet, peshonte rreth 20 kilogramë dhe dridhej pasi sapo ishte nxjerrë nga një kazan me ujë të ftohtë, transmeton Telegrafi.

Jody nuk ka qenë në detyrë, por me të marrë lajmin në radiolidhje ka shkuar në stacion, duke nisur menjëherë trajtimin e rastit.

Polici me fëmijën e adoptuar

“Qëndronte i ndrojtur dhe dridhej nga të ftohtit. Që atëherë kuptova se unë jam i vetmi njeri që do ta shpëtojë këtë fëmijë”, ka thënë Thompson.

Pas dy ditësh që e birësoi zyrtarisht dhe që jetonin bashkë në një shtëpi, Jody kupton se gruaja tij është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë. Por, ata adoptuan edhe motrën e Johnit, që kishte lindur kur nënën e kishte ende në burg.

“Është një fëmijë i mrekullueshëm, që ka nota maksimale në shkollë dhe sjellje të përkryera”, ka shtuar polici, për fëmijën që tani ka dhjet vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version