Maqedonia do t’i shfrytëzojë përvojat e Estonisë që ta ngritë nivelin e digjitalizimit, por edhe të mësojë nga kjo ekonomi e vogël, si tërhiqen mjetet nga fondet evropiane, u tha bë forumin e sotëm të biznesit në Odën Ekonomike.
Forumin e paralajmëroi vendosja e fundit e linjës ajrore e drejtpërdrejtë Ohër – Talin dhe dërgoi porosi për intensifikim të domosdoshëm të bashkëpunimit afarist midis dy vendeve duke marrë parasysh se për këtë nuk kurrfarë pengesa reale, as nuk ekzistojnë çështje të hapura.
Si të parandalohet ikka e të rinjve. kuadrove të arsimuar, theksuan pjesëmarrësit, duhet të jetë prioritet edhe në Maqedoni edhe në Estoni.
“Estonia ka situatë të ngjashme si ne, ndërsa rezultate shumë më të mira. Me politikën agresive të teknologjive digjitale, u imponua si partner serioz të ekonomisë evropiane. Nëse ne këtu, në këtë segment, nuk bëjmë përpjekje maksimale që të jemi konkurrentë, do ta rrënojmë përparësinë tonë personale lidhur me ekonomitë e mëdha – të jemi më të mençur, më të mirë dhe më krijues si burim i serviseve. Digjitalizimi, njëherit, është lartë në axhendën e BE-së”, deklaroi kryesuesi i Kuvendit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Antonio Peshev i cili është nikoqir i delegacionit të Estonisë.
Sipas tij, bashkëpunimi tregtar me Estoninë deri më tani është zhvilluar në mënyrë të rastësishme, të paorganizuar dhe pa strategji. Edhe pse Maqedonia shënon bilanc dhe suficit tregtar pozitiv prej rreth tre milionë dollarë, shembulli nuk është mjaft i mirë.
Se shkëmbimi është i vogël dhe jo përkatës në mundësitë, u pajtua edhe ambasadori i Estonisë Vajno Reinart.
“Deri para tre viteve shkëmbimi ishte i përkufizuar në 400.000 euro. Por, prej atëherë e deri më tani është rritur për 15 herë. Ka arritur gjashtë milionë euro. Ky është një progres i konsiderueshëm, por mundemi edhe më shumë”, potencoi ambasadori.
Afaristët nga Estonia vlerësojnë se Maqedonia ka politikë të volitshme tatimore, ndërsa kërkojnë partnerë për bashkëpunim kryesisht në industrinë ushqimore dhe bujqësi.
Lidhur me eksportin dhe importin, Maqedonia në Estoni më shumë plason përçues elektrik, ndërsa importon peshk të konservuar./AIM/