Telegrafi

Shembull për t’u pëlqyer, lokali në sheshin e Prishtinës pije falas për Policinë e Ushtrinë e Kosovës

Atmosfera festive në sheshin e kryeqytetit që ka filluar në fillim të muajit, po mbledh shumë njerëz rreth shtëpizave të vendosura aty.

Secila shtëpizë po ofron produkte të ndryshme, mirëpo njëra është më e veçantë.

Aty, për Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës, produktet janë falas.

Barbaros Bolukbashi, pronar i “N’17”, ka thënë që e kemi bërë për tu lehtësuar punën sadopak.

“E kemi pasur këtë ide nga një djalë i axhës që punojmë bashkë në këtë lokal. E kemi marrë vendimin që Policia dhe Ushtria e Kosovës të shërbehen falas për shkak të angazhimeve që kanë në këtë vend gjithë kohën për t’u ofruar siguri qytetarëve. Ne me ndonjë çaj apo pije të ngrohtë të kenë sadopak më lehtë për t’u shërbyer qytetarëve”, shprehet pronari Barbaros Bolukbasi.

Në menynë e shtëpizës “N’17”, pati edhe disa veçori të tjera.

Ishte e para që kishin ofruar edhe disa pije më të veçanta, siç ishin salepi, rasoji dhe “tylolhot”.

“Këto nuk i kemi parë te askush deri më tani. Ne e kemi bërë këtë ndryshim. Kur pinë alkool, rasoji pak e “kfjellë” në këtë të ftohtë. “Tylolhot” është për ata që janë pak të sëmurë. Po ka kërkesa edhe për këto”, tregon më tej Bolukbasi.

Përveç tyre, Barbaros Bolukbasi, ka thënë që ka shumë interesim nga klientët për të gjitha llojet e pijeve.

Barbarosi ka thënë që shtëpizat janë të vendosura deri me 31 dhjetore, dhe mirëpresim klientët të festojnë së bashku./RTV Dukagjini/Telegrafi/