Ky është momenti i tmerrshëm kur një njeri i armatosur me motoçikletë ka hapur zjarr në drejtim të një veture që po kalonte.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamjet tronditëse që tregojnë incidentin që ndodhi në Harrow, në veri-perëndim të Londrës, të dielën mbrëma, dhe ku shihet një i armatosur që shtie nga një revolver drejt në një makinë sportive të kuqe.
Siç shkruajnë tutje mediat britanike, ky është një tjetër shembull i zymtë i paligjshmërisë që sundon në Londër, me grupe të caktuara që shkaktojnë trazira në kryeqytetin britanik.
Në video, siç thuhet më tej, banditi ulët në pjesën e pasme të një motoçiklete të drejtuar nga një bashkëpunëtor dhe largohet poshtë një rrugë të qetë banimi.
Incidenti tronditës ishte filmuar nga një banor i tmerruar nga një apartament i afërt ndërsa policia ka thënë se deri më tani nuk kanë mundur të gjejnë prova të tjera rreth ngjarjes. /Telegrafi/