Telegrafi

Shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë, reagon kryeministri Edi Rama

Gjatë orëve të para të mëngjesit nisi shembja e Teatrit Kombëtar. Pas këtij aksioni, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka postuar një video në facebook ku tregon se protestuesit që protestonin për ruajtjen e godinës nuk e duan zhvillimin e kryeqytetit.

Sipas Ramës, protestuesit janë të njëjtën persona që kanë protestuar edhe për projekte të tjera madhore.