Një ndërtesë është shembur pjesërisht në orët e para të mëngjesit në Surfside të Florida-s, duke lënë të vdekur të paktën një person, derisa nuk dihet fati i dhjetëra personave të tjerë; 37 njerëz raportohet se u nxorën nga rrënojat.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kryetarja e Qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, tha se 102 persona janë lokalizuar për sa i përket rastit në fjalë,
“Unë dua t’ju jap një numër të lartë, shumë inkurajues, 102 persona janë lokalizuar. Ky është dyfishi i asaj që kemi mund të raportojmë herën e kaluar”, tha Levine Cava në një konferencë shtypi.
“Njëqind e dy njerëz nga kullat, vendndodhjet e tyre janë të njohura dhe ata janë të sigurt”, u shpreh ajo.
JUST IN: Video I’ve obtained of the building collapse in Surfside, Florida. pic.twitter.com/BGbRC7iSI9
— Andy Slater (@AndySlater) June 24, 2021
Sidoqoftë, Levine Cava potencoi se akoma nuk dihet për fatin e të paktën 99 personave pas shembjes së ndërtesës.
@AgendaFreeTV I am a resident of one of the condos on the side of the collapse. This is a video from my camera footage inside from the start of the collapse until the lose of connection (I was away from the building today). Towards the end, you hear the structure failing pic.twitter.com/UzBJQogUxp
— rosie✨ (@_rosiesantana) June 24, 2021
Ende nuk ka ndonjë shkak zyrtar të shembjes së pjesshme të ndërtesës, sipas kryetares së Qarkut Miami-Dade. /Telegrafi/