Telegrafi

Shembja e ndërtesës ka mundur të shndërrohet në tragjedi të madhe, filloi të bie në anën e kundërt – kalimtarët shpëtuan mrekullisht

Shembja e një ndërtese në Turqi ka mundur të shndërrohet në një tragjedi të madhe.

Në fakt, siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, një ndërtesë e dëmtuar nga tërmeti ishte paraparë të shembet, transmeton Telegrafi.

Por pavarësisht se në fillim gjithçka filloi sipas planit, ndërtesa para shembjes përfundoi mbi një ndërtesë tjetër afër saj.

Për fat të mirë, nga ky incident nuk është lënduar askush, pasi që ndërtesa e dytë që e pësoi nga shembja është evakuuar me kohë. /Telegrafi/