Dy minatorë kanë humbur jetën nga shembja e një galerie në minierën e Tropojës.
Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë, rreth orës 12:00, në fshatin Lajthizë.
Fillimisht u gjet pa jetë trupi i 41-vjeçarit, Adil Dautaj.
Më pas grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, nxorrën po pa shenja jete minatorin e dytë.
Minatori i dytë që ka humbur jetën është Afrim Zhutaj, 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Në momentin e ngjarjes, 6 minatorët kanë qenë duke punuar brenda.
4 minatorët e tjerë arriten të nxirren nga galeria e minierës së kromit të gjallë.