Site icon Telegrafi

Shembja e digës përmbyt disa fshatra, dhjetëra të vdekur e qindra të zhdukur (Video)

Deri më tani dhjetëra persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë raportohen të zhdukur, si pasojë e  shembjes së digës të një hidrocentrali në juglindje të Laos së Azisë.

Aksidenti ka ndodhur në provincën Attapeu, duke shkaktuar përmbytje të papritura në fshatrat e afërta, që i la mbi 6,000 banorë të pastrehë, transmeton Telegrafi.

Prej digës që është ende nën konstruksion, kanë rrjedhur pesë miliardë kubikë ujë, që është ekuivalenti i dy milionë pishinave olimpike. Ende nuk dihet, se çfarë e shkaktoi shembjen.

AFP raporton se në zonën e përmbytur nuk ka sinjal telefonik, që e bën edhe më të vështirë gjetjen e të zhdukurve.

Mbrojtësit e rendit kanë nisur të largojnë banorët që mbetën të kulmet e shtëpive, ndërsa po ofrojnë ushqim dhe ndihmë të parë, për ata që kanë së paku një strehë. /Telegrafi/

Exit mobile version