Trembëdhjetë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, kur një urë mbi të cilën qëndronin qindra qytetarë u shemb në parkun Gorki në Moskë të Rusisë.
Televizionet ruse kanë publikuar pamjet kur copëzat e urës bien, derisa në sfond po intonohej himni rus me të cilën edhe po festohej fillimi i vitit të ri, transmeton Telegrafi.
Por, është interesant se si asnjëri prej personave që gjendej mbi urë nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. Ndërkaq, kryetari i Moskës, Sergei Sobianin ka shkarkuar drejtoreshën e parkut Gorki, Marina Luluchuk.
Kryetari i Moskës gjithashtu ka thënë se të lënduarit do të dëmshpërblehen me nga 7,400 dollarë. Raportohet se ura e shembur ishte ndërtuar nga druri dhe qëndronte e varur në pesë metra lartësi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=hK6mJSGka7o