Një urë 950 tonëshe është shembur në kampusin e Universitetit ndërkombëtar të Floridës, duke i lënë të vdekur disa persona, njofton policia rrugore e Floridës, raporton Abc News.
Pamjet e filmuara nga ajri shfaqet ekipet e zjarrfikësve, që janë duke bërë çmos të shpëtojnë këmbësorët që kanë ngecur nën rrënoja, transmeton Telegrafi.
Raportohet të pesë deri në gjashtë vetura gjendeshin nën urë, në momentin që ajo u shemb.
Një veturë e zezë shihet e mbuluar nga rrënojat e betonit të urës. Ende nuk dihet nëse brenda këtyre veturave ka njerëz të lënduar apo të vdekur. /Telegrafi/