Një pjesë e trotuarit në rrugën C në Prishtinë është shembur gjatë ditës së sotme.
Këtë e kanë bërë të ditur Vrojtuesit e lagjes – Prishtina, transmeton Telegrafi.
Siç kanë njoftuar vrojtuesit, shembja e trotuarit ka ndodhur për shkak të punimeve që po bëhen në ndërtim.
Telegrafi ka provuar të marrë një reagim nga komuna e Prishtinës lidhur me rastin, mirëpo këta të fundit nuk janë përgjigjur./Telegrafi/