Site icon Telegrafi

Shembet trotuari dhe i “përpinë” dy gra, shpëtojnë mrekullisht – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video, +18)

Në Dijarbakir të Turqisë, ka ndodhur një incident i pazakontë. Derisa dy gra po bisedonin në rrugë, nën këmbët e tyre shembet trotuari dhe i “përpin” ato.

Këtë moment rrëqethës e kanë filmuar kamerat e sigurisë, ku shfaqen gratë duke shëtitur në rrugë dhe në një moment ndalen dhe vazhdojnë bisedën, kur befasisht gjithçka nën këmbët e tyre shembet dhe ato thjesht “zhduken” në rrënojat e betonit, transmeton Telegrafi.

Mrekullisht ato i kanë shpëtuar vdekjes edhe pse ishin të mbuluara nga copëzat e mëdha të betonit. Bëhet fjalë për një mjeke dhe një infermiere, që megjithatë pësuan lëndime trupore.

Për fat të mirë atyre u dolën në ndihmë menjëherë kalimtarët e rastit dhe pronarët e lokaleve, që vrapuan për t’i larguar copëzat e mëdha të betonit mbi trupin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version