Telegrafi

“Shembet” transferimi i Baptistas tek Inter

Ditët e kaluara është thënë se dy klubet ishin shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e brazilianit, mirëpo Sky Sport Italia thotë se marrëveshja ka dështuar dhe ‘Bisha’ do të qëndrojë në kryeqytet.

Roma dëshironte që Nicolas Burdisso (që është i huazuar te Giallorossët) të jetë pjesë e marrëveshjes, mirëpo duket se Nerazzurëve nuk iu kanë pëlqyer kërkesat e romakëve.

Kështu, Baptista do të jetë në dispozicion të trajnerit Claui Ranieri në ndeshjen kundër Juventusit. /Telegrafi/