Pasi u këputën dy kabllo çeliku, platforma e antenës u shemb.
Teleskopi gjigant Arecibo në Porto Riko u shemb brenda natës. Në gusht dhe fillim të nëntorit, dy kabllo u çanë dhe bënë që platforma 800 tonëshe të rri pezull mbi pjatën e antenës, transmeton Telegrafi.
Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF) njoftoi se do të mbyllte teleskopin më herët.
Fotografitë e para të objektit të shkatërruar tani po shfaqen në Twitter. Vetëm kullat mbështetëse mund të shihen në të, pa kabllot stabilizues dhe platformën.
The instrument platform of the 305m telescope at Arecibo Observatory in Puerto Rico fell overnight. No injuries were reported. NSF is working with stakeholders to assess the situation. Our top priority is maintaining safety. NSF will release more details when they are confirmed. pic.twitter.com/Xjbb9hPUgD
— U.S. National Science Foundation (@NSF) December 1, 2020
NSF konfirmoi rrëzimin në Twitter. Askush nuk u lëndua gjatë incidentit. Ata janë shumë të trishtuar për këtë dhe aktualisht po diskutojnë se si të veprohet. Ata duan të gjejnë mënyra për të vazhduar mbështetjen e komunitetit shkencor. Ende nuk ka detaje rreth incidentit.
Pasi u këput kabllo e dytë, NSF tashmë kishte pritur që platforma të mos qëndronte shumë gjatë ashtu. Qëllimi ishte të stabilizohej struktura në atë masë që të mund të ndahej në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/