Gjimnazi “Sami Frashëri” ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmetet që po vijojnë të bien në vendin tonë.Sipas informacioneve tavani ka rënë sot, nga tërmetet që kanë rënë gjatë ditës së sotme.
Siç shihet nga nga një video e publikuar nga JOQ, tavani është shembur plotësisht. Zhvillimi i mësimit në këtë godinë është bërë i pamundur dhe pritet që Minisitria e Arsimit të dalë në një njoftim për të qartësuar situatën.
Nuk dihet nëse do të pezullohen orët e mësimit deri në rikonstruktimin e saj apo do të zhvendosen në një shkollë tjetër.
50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit.
Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxor pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”.
Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.