Telegrafi

Shembet tavani i një çerdhe në Shkup

Është shembur tavani i një çerdhe për fëmijë në Komunën e Karposhit në Shkup.

Kjo ka ndodhur gjatë fundjavës, ndërsa fotografitë i ka publikuar deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mediat maqedonase raportojnë se shembja e tavanit ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut, por akoma nuk ka informacione zyrtare se çfarë ka ndodhur, por më e rëndësishmja është se nuk ka të lënduar.

Ndryshe, sipas informacioneve publike, kjo çerdhe u rinovua plotësisht para disa viteve dhe ka shërbyer për edukimin e fëmijëve deri në tre vjeç./Telegrafi/