Site icon Telegrafi

Shembet tavani në spitalin “Sheik Zajed” të Vushtrrisë (Foto)

Në spitalin “Sheik Zajed” në Vushtrri mëngjesin e sotëm është shembur tavani i këtij spitali, saktësisht në repartin e kirurgjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Vushtrrisë, Mehmet Selaci i cili ka publikuar edhe disa fotografi, transmeton Telegrafi.

Ai ka ftuar të gjitha organet kompetente që të merren me këtë rast, duke theksuar se nuk është në rregull të lejohet të përurohet një spital pa u bërë pranimi teknik i tij duke ua rrezikuar jetën stafit dhe pacientëve./ Telegrafi/

Exit mobile version