Brenda një shpelle në Brazil kanë mbetur të vdekur së paku 10 pelegrinë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, kur është shembur një pjesë e shpellës.
Sipas autoriteteve lokale, njoftohet se rreth 50 besimtarë ishin mbledhur në shpellë, kur ka filluar të rrënohen pjesa e sipërme e shpellës.
Shumë besimtarë e vizitojnë shpellën e quajtur Casa de Pedra në qytetin Santa Maria.