Një reklamë gjigante e punuar nga metali është shembur dhe ka përfunduar mbi kokat e kalimtarëve të rastit në një rrugë në pjesën jugperëndimore të Kinës, ku mbetën të lënduar pesë persona.
Pamjet rrëqethëse të filmuara nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e incidentit që ka ndodhur në provincën Guizhou, ku kalimtarët e rastit përfundojnë nën reklamën që shembet, transmeton Telegrafi.
Reklama gjashtë metra e gjatë për shkak të erërave të forta, besohet të jetë arsyeja që është shkëputur nga mbajtësit dhe përfundoi mbi kokat e kalimtarëve të pafat.
Pas kësaj ngjarje të pazakontë menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes ekipet emergjente që i kanë dërguar në spital të lënduarit. Sipas mjekut kujdestar, që të pesë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/