Gjatë një festivali që është zhvilluar në Cordoba të Argjentinës, është shembur një platformë, prej së cilës kanë rënë më se 250 persona.
Derisa 30 prej tyre pësuan lëndime të rënda, të tjerët mbetën me lëndime të konsiderueshme, por asnjëri prej tyre nuk ka pasoja për jetën, transmeton Telegrafi.
E tëra ndodhi kur pranë tyre po afrohej trupa parakaluese dhe ata nisën të hidhen dhe të kërcejnë, duke bërë që të thuhen mbajtëset e të dy skenave.
“Jemi të shqetësuar me gjendjen, pasi shumë njerëz kanë thyerje të gjymtyrëve, shpinës dhe brinjëve të poshtëm. Gjithçka ndodhi derisa po festonin”, ka thënë kryetari i qytetit, Victor Kieffer.
Të gjithë të lënduarit janë adoleshentë të moshave të ndryshime, ndërsa nuk kanë ndonjë lëndim se serioz apo të pashërueshëm. /Telegrafi/