Telegrafi

Shembet pjesërisht një ndërtesë në Houston që ishte në ndërtim e sipër, humbin jetën tre punonjës

Tre punonjës të ndërtimtarisë kanë humbur jetën të hënën në Houston të Teksasit, pas shembjes së pjesshme të një ndërtesë të lartë që ishte në ndërtim e sipër.

Ekipet e zjarrfikësve kanë bërë të ditur se një punonjës i lënduar është dërguar me urgjencë në spital, dhe pas tretmanit të marrë gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, transmeton Telegrafi.

Autoritetet lokale besojnë se të gjithë punonjësit tjetër i kanë shpëtuar më të keqes, edhe pse ekipet e shpëtimit janë duke punuar në atë drejtim që të konfirmojnë se nuk ka viktima tjera.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shembjen e pjesshme të ndërtesës, kurse pamjet e televizioneve amerikane, tregojnë ndërtesën e dëmtuar në 10 katet e para. /Telegrafi/