Tom Foster dhe shumë të pranishëm të tjerë, i kanë zgjatur duart dhe e kanë mbajtur lartë, panelin që ka rënë nga tavani i një klubi nate në Mançester të Anglisë.
Organizimi i shpejtë, ka bërë që askush të mos lëndohet nga objekti i drurit me peshë mjaftë të madhe, transmeton Telegrafi.
Për disa minuta ata e kanë mbajtur panelin, derisa është zbritur ngadalë nga stafi dhe disa kalimtarë që kanë hyrë për t’ju dalë në ndihmë.
“Papritmas ndjeva që ra diçka nga lartë dhe hapësira u mbush me pluhur. Shihja dobët, por mbaja duart lart që të mos na binte në kokë”, ka thënë Foster lidhur me rastin.
Mësohet se lokali është mbyllur përkohësisht dhe po bëhen hetime lidhur me këtë shembje, që ka mundur të lëndojë të pranishmit, shumica prej të cilëve ishin studentë. /Telegrafi/
https://youtu.be/VTqIKfpVYaQ