Një zjarr masiv ka shkaktuar shembjen e një ure në Atlanta, një nga më të ngarkuarat në Amerikë, duke bllokuar trafikun pikërisht në kohën e pikut dhe duke krijuar atë që autoritetet e quajtën “krizë të transportit”.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zjarri i madh është raportuar në 6:21 të darkës.
Kjo urë bëhet e ditur se kjo urë lidhet me një arterie të rëndësishme, duke detyruar autoritetet janë detyruar që të mbyllin rrugën dhe të detyrojnë shoferët që të kthehen mbrapa.
Pastaj, në rreth 7 të darkës, ura u rrëzua, duke u parë gjithashtu tym i zi lartë në ajër, ku ishte i dukshëm për milje përreth Atlantas.
Pasi autoritetet kanë arritur të bllokojnë trafikun, kjo ka bërë që të mos ketë as ndonjë të lënduar. /Telegrafi/