Telegrafi

Shembet një pjesë e shkëmbit në një bregdet të Anglisë, vizitorët i shpëtojnë incidentit për një “fije floku”

Frekuentuesit e plazhit shpëtuan për një “fije floku”, nga shembja e një pjese të shkëmbit në Devon.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e gjithë ngjarja kishte ndodhur të enjten pasdite, kur njerëzit dolën për t’u relaksuar në plazhin e Sidmouth në Angli.

Përkundër rrezikut të shkaktuar në ato momente, njerëzit arritën të largoheshin me shpejtësi.

“Dukej si bubullimë”, thotë njëri nga dëshmitarët e rastit.

“Njerëzit shpëtuan për një fije floku, pasi ata në ato momente po ecnin në po atë zonë, ku ndodhi shembja e shkëmbit”, u shpreh ai.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast, rojet bregdetare këshilluan qytetarët të mbajnë distancën nga shkëmbi, për t’ju shmangur rreziqeve. /Telegrafi/