Telegrafi

Shembet një pjesë e murit e Fakultetit të Filologjisë

Një pjesë e murit të objektit të Fakultetit të  Filologjisë në Prishtinë është shembur,  i cili gjendet në ndërtesën e njëjtë me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore.

Siç raporton Telegrafi, është shembur njëra anë e ndërtesës së këtij fakulteti.

Në këtë objekt është po ashtu edhe dhoma e herbariumit, ku ruhen ekzemplarët e fakultetit të Bujqësisë, nga vitet e 60-ta. /Telegrafi/