Ky është momenti rrëqethës kur një pjesë e madhe e një kodre shembet dhe bie në plazh, duke bërë kështu që autori i videos që kishte nxjerr qenin për shëtitje të vrapon nga frika.
Videoja është filmuar në kodrën Lyntonte në afërsi të Cornwall-it, ku shihet se si një pjesë e madhe në formë shkëmbore shkëputet dhe bie në plazh, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e përplasjes dhe shembjes së sasisë së madhe dëgjohet një zhurmë e madhe, ndërsa Deborah Smith që kishte nxjerrë qenin për shëtitje rastësisht kishte filmuar këtë moment rrëqethës.
“Kurrë më parë nuk kam ecur në atë zonë, por mbeta e habitur dhe mendova se edhe unë do të rrëzohem. Ishte një skenë e tmerrshme”, ka deklaruar autorja e videos. /Telegrafi/