Site icon Telegrafi

Shembet një pjesë e kulmit të aeroportit në New Delhi, humb jetën një person dhe gjashtë tjerë lëndohen – anulohen fluturimet

Një person ka humbur jetën dhe gjashtë tjerë janë lënduar në Indi, pasi një pjesë e kulmit të aeroportit u shemb si pasojë e shirave të dendur.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të një terminali të aeroportit ndërkombëtar Indira Gandhi në New Delhi, transmeton Telegrafi.

Të gjitha nisjet e fluturimeve nga Terminali 1 u pezulluan përkohësisht, pasi ekipet e shpëtimit pastruan mbeturinat për të shpëtuar këdo të bllokuar, tha autoriteti i aeroportit.

Disa trarë mbështetës gjithashtu u shembën, duke dëmtuar veturat në zonën e zbritjes nga terminali.

Njëri nga gjashtë lënduari, është shpëtuar nga vetura mbi të cilin kishte rënë trari.

Ministri i Aviacionit Civil, K Rammohan Naidu, tha se ekipet e shpëtimit i janë përgjigjur menjëherë thirrje kur dëgjuan për shembje të pjesshme të kulmit. /Telegrafi/

Exit mobile version