Telegrafi

Shembet një ndërtesë në Nigeri, tetë të vdekur – disa të tjerë të bllokuar (Video)

Të paktën tetë fëmijë kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë të bllokuar pasi një ndërtesë në të cilën gjendej një shkollë është shembur në qytetin nigerian të Lagosit.

Shkolla, e cila ishte në katin e fundit të ndërtesës tre katëshe në Ita Faji në ishullin Lagos, kishte më shumë se 100 nxënës, tha një zyrtar i shpëtimit për BBC, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur tutje, rreth 40 nxënës u nxorën të gjallë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në kërkim edhe të tjerëve.

Shkaku i shembjes së ndërtesës ende nuk është i qartë.

Ndryshe, ndërtesa e shembur ishte një bllok rezidencial që përmbante një numër apartamentesh, si dhe shkollën, banorët dhe zyrtarët e shpëtimit në vendngjarje i thanë BBC-së. /Telegrafi/