Telegrafi

Shembet një ndërtesë e dëmtuar shkaku i tërmeteve në Turqi, një person dyshohet se është nën rrënoja

Dy tërmete të fuqishme kishin goditur muaj më parë shtetin turk duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Një ndërtesë pesë katëshe e dëmtuar rëndë nga tërmetet është shembur vetvetiu në Malatya.

Në rajon janë dërguar zjarrfikëset, ekipet emergjente dhe ekipet e policisë, raporton t24.

Gjithashtu raportohet se po kërkohet një person që thuhet se ka mbetur nën rrënojat e apartamentit.

Kujtojmë se dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.7 dhe 7.6 shkallësh të Rihterit kanë goditur Turqinë më 6 shkurt.

Ndryshe, autoritetet turke kanë raportuar se deri më tani kanë vdekur mbi 50 mijë persona ndërsa janë shembur ose dëmtuar rreth 40 mijë ndërtesa. /Telegrafi/