Nëntë minatorë u zhdukën pas rrëshqitjes së dheut në minierën “Anagold Mining në Turqinë lindore.
Kështu ka njoftuar ministria turke e Energjisë, ndërsa përpjekjet e kërkim/shpëtimit janë duke u zhvilluar.
Miniera në provincën Erzincan operohet nga Lidya Madencilik dhe është në pronësi të Calik Holding me bazë në Turqi dhe SSR Mining (SSRM.TO) në Toronto.
Bugün saat 14.28’de Erzincan İli İliç ilçesinde bir maden ocağında meydana gelen göçükte ilk belirlemelere göre 9️⃣ işçimizin göçük altında kalmış olduğunu değerlendiriyoruz.
Olay bölgesine AFAD İl Müdürlüklerinden, Erzincan JAK, Erzincan TSK ve Erzincan Gönüllülerinden olmak…
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) February 13, 2024
Ministri turk i Brendshëm, Ali Yerlikaya deklaroi se janë angazhuar 400 punonjës të kërkim-shpëtimit për gjetur minatorët e zhdukur, raporton reuters.
Në një deklaratë, kompania pohoi se “aktualisht, gjëja më e rëndësishme në këtë proces të vështirë është shëndeti dhe siguria e punonjësve si dhe kontraktorëve tanë”.
Ndryshe, qeveria turke tashmë ka nisur një hetim për incidentin dhe së shpejti do të dal me detajet e para.
A gold mine collapsed in eastern #Turkey
There is no data on possible victims yet, but there is information that some of the workers remained under the rubble. Rescuers have already started a search operation. pic.twitter.com/CNskCOSf47
— NEXTA (@nexta_tv) February 13, 2024