Momente terrori në orët e vona të mbrëmjes në Scampia të Italisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shembja e një “ballkoni” në Vela Celeste, një vendbanim i njohur, shkaktoi dy vdekje dhe shtatë të lënduar.
Shembja, e cila ndodhi në katin e tretë, “përfshiu” edhe trotuaret në katin e dytë dhe të parë.
"Francesco buonasera e scusa il disturbo. Volevo avvisarls che nella vela celeste di Scampia c’è stato un crollo. Ci sono stato personalmente ci sono tanti feriti donne bambini e per ora si conta anche un decesso speriamo che ne sia solo uno". pic.twitter.com/lQhDNK5SSt
— Francesco Borrelli (@NotizieFrance) July 22, 2024
Zjarrfikësit, pasi kanë gërmuar në rrënoja, kanë përfunduar evakuimin e kateve të sipërme, ndërkohë që po kryhen kontrollet e stabilitetit në pjesën e prekur të ndërtesës.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Nuk përjashtohet asnjë hipotezë, por më e përafërta vlerësohet të jetë se është ajo e një defekti strukturor.
Quello successo a Scampia è davvero una tragedia enorme , spero qualcuno prenda seri provvedimenti e riqualifichi tutto , la gente non può più vivere lì . #Scampia pic.twitter.com/IAn8MsUGBI
— Soqquadro 🇵🇸 (@gicarestik2) July 22, 2024
Menjëherë pas shembjes, e cila ndodhi rreth orës 23:00, shumë njerëz dolën në rrugë nga frika e shembjeve të reja.
Mjete të shumta të shpëtimit kishin mbërritur në vendngjarje me disa autoambulanca që kanë transportuar të lënduarit në spital. /Telegrafi/