Telegrafi

Shembet ndërtesa pesëkatëshe në Vlorë (Video)

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në vijim të lirimit të hapësirave publike, ka kryer mesditën e kësaj të shtune një shpërthim të kontrolluar për shembjen e një ndërtese pesëkatëshe në qytetin e Vlorës.

Me një shpërthim të fuqishëm, IKMT ka shembur sot me eksploziv pallatin pesëkatësh përballë teatrit “Petro Marko” në Vlorë. Shpërthimi i kontrolluar u realizuar rreth orës 13:00. Në trupin e objektit u hapën 600 vrima, ku u vendosën rreth 36 kilogramë eksplozivë.