Site icon Telegrafi

Shembet ndërtesa në Poznan të Polonisë, katër të vdekur e 24 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 24 të tjerë janë plagosur nga shembja e një ndërtese në Poznan, në perëndim të Polonisë.

Autoritetet policore dyshojnë se incidenti është shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Ekipet e emergjencës përjashtojnë mundësinë për viktima të tjera.

Zëdhënësi i brigadës zjarrfikëse, Slavomir Brands deklaroi se në vendin e fatkeqësisë janë dërguar 24 ekipe zjarrfikëse, të cilët kërkojnë rrënojat për të mbijetuar.

Fatkeqësia ndodhi sot në ndërtesën me 18 banesa, ndërsa në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.

Guvernatori rajonal, Zbigniew Hoffman deklaroi se ende është herët për të konfirmuar shkaqet e shembjes, por shtoi se një nga mundësitë është shpërthimi i gazit.

Në momentin e shpërthimit të ndërtesës, gjendeshin gjithsej 40 persona.

Exit mobile version