Një person ka gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë janë varrosur nën rrënoja pasi një minierë e paligjshme ari u shemb në Indonezi.
Ekipet e shpëtimit në ishullin e Sulawesi janë në kërkim të gjetjes së mbijetuarve nën rrënoja. Shembja e minierës erdhi për shkak të rrëshqitjes së tokës.
Një person është gjetur i vdekur deri tani dhe 15 të tjerë u plagosën në rajonin Bolaang Mongondow, u tha në një deklaratë.
Raportohet se të paktën 60 njerëz janë varrosur pas rrëshqitjes së dheut, përcjell javanews.al.
Nuk dihet sesa prej tyre janë gjallë.
Përpjekjet për të shpëtuar viktimat janë penguar për shkak të paqëndrueshmërisë së tokës dhe numrit të madh të gropave të gërmuara nga minatorët.