Të paktën 16 persona kanë humbur jetën sot si pasojë e shembjes së një mbikalimi.
Aksidenti ka ndodhur në një autostradë në veri të Indisë, ku pllaka e madhe e betonin i ka zënën kalimtarët e çastit.
Ende nuk dihet saktë se sa mund të jetë numri personave që gjenden nën rrënoja, por ajo që dihet është se nën pllakën e betonit kanë mbetur katër makina, një motor dhe një autobus.
Mbikalimi ishte i gjatë 15 metra dhe i gjerë 2 metra.
Raportet e para flisnin për më shumë 30 persona të mbetur nën rrënojë. /kp/Telegrafi/