Site icon Telegrafi

Shembet krani gjigant, punëtori mbetet i varur – shpëton mrekullisht (Video)

Ky është momenti shokues kur një kran gjigant prishet dhe bie mbi një kran tjetër, duke bërë kështu që një punëtor që ishte në kranin e vogël të mbetet i varur në 20 metra lartësi.

Incidenti ka ndodhur në portin detar të Guatemalës, ku krani i madh po transportonte disa pajisje të rënda që me sa duket kishin tejkaluar peshën e lejuar, duke bërë që të përfundon mbi kranin tjetër që në ato momente ishte afër, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur nga mbipesha krani i madh shkatërrohet dhe bie mbi kranin tjetër, ku një punëtor për pak sa nuk e paguan me jetë.

Për fat të mirë punëtori i kranit i shpëton vdekjes si dhe kolegu i tij që po drejtonte kranin e vogël, duke e quajtur kështu ata dy veten si njerëzit më me fat në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version